Transferi i ri i Juventusit arrin për t’i kryer testet mjekësore

09:52 | 02 Janar 2020

Dejan Kulusevski është një hap larg nga përfundimi i transferimit të tij te Juventus.

Pasi kaloi natën në J Hotel, këtë mëngjes talenti suedez arriti në J Medical për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe më pas ai do të nënshkruajë kontratën e tij që do ta lidhë atë me Bianconerët deri në qershor 2024 me një pagë vjetore prej 2.5 milionë euro neto plus bonuse, përcjell ORAinfo.

Atalanta do të marrë 35 milionë euro për lojtarin plus 9 më shumë për shpërblime dhe mbetet të shihet nëse mesfushori i gjithanshëm do të bashkohet me ekipin e Sarrit tashmë tani ose gjatë verës. /ORAinfo/

Komento: