Gianluca Di Marzio, eksperti i merkatos dhe pjesë e SkySport, bëri një analizë sa i përket ideve të Milanit për krahun e djathtë të sulmit, sidomos nëse do të largohej Castillejo në Spanjë kryesisht.
“Në të djathtë, nëse Castillejo do të largohej, për kuqezinjtë emri i parë në listë është Adli i Toulouse.
Por, kujdes, sepse gjithashtu Adam Ounas pëlqehet shumë; i huazuar te Crotone, luajti shumë mirë dhe është një emër që konsiderohet nga drejtuesit.
Do të shohim nëse ka ndonjë shans për të shpejtuar negociatat”.
Ounas sezonin që u mbyll luajti 22 ndeshje duke dhënë 4 asist dhe shënuar 4 gola.