Transferimi i këtij lojtari do të jetë synimi kryesor i Real Madridit në janar

12:05 | 25 Dhjetor 2019

Real Madrid është duke e shqyrtuar seriozisht transferimin e mesfushorit të Tottenham Hotspur, Christian Eriksen, gjatë afatit të janarit.

Lojtari danez është në vitin e fundit të kontratës së tij me Tottenham dhe ka refuzuar ofertat për zgjatje të kontratës me klubin anglez, pasi ai dëshiron të transferohet diku tjetër në janar, raporton Daily Express, përcjell ORAinfo.

Sipas raportit të fundit, Real është i gatshëm të përfitojë nga situata dhe të bëjë një veprim për Eriksen — i cili është duke u kërkuar edhe nga Juventus, Inter Milan dhe nga Manchester United.

Raporti theksoi më tej se për këtë qëllim, hierarkia e Los Blancos është e gatshme të shesë mesfushorin Isco për një tarifë transferimi të raportuar prej 44 milionë të Chelsea, në mënyrë që ta sjell Eriksen në ‘Santiago Bernabeu’.

Eriksen ka qenë në Tottenham që nga vera e vitit 2013 kur u transferua nga klubi holandez Ajax. /ORAinfo/

Komento: