Transferimi i këtij lojtari do t’i takojë Milanit 20 milionë euro

17:28 | 11 Mars 2020

Milano ka nisur misionin për transferimin e yllit të AZ Alkmaar, Myron Boadu këtë verë.

Raportohet se klubi holandez për 19 vjeçarin po kërkon hiq me pak se 20 milionë euro.

Pronarët e Milanit, Elliott Management deri më tani kanë vendosur një strategji të rekrutimit të përqendruar në blerjen e lojtarëve të rinj me potencial të lartë dhe zhvillimin e tyre në mënyrë që të regjistrojnë fitime kapitale në të ardhmen, përcjell ORAinfo.

Boadu sigurisht që futet në atë kategori pasi po kalon një sezon fenomenal 2019-20, duke shënuar 20 gola në 37 paraqitje në të gjitha garat.

Calciomercato raporton se Milani ka dëshirë të nënshkruajë me sulmuesin e ri, por ata nuk janë vetëm në ndjekje të tij, pasi skuadra e Bundesligës, Bayer Leverkusen, gjithashtu është në kërkim të tij.

Mbetet të shihet nëse Milan do të arrij t’i sigurojë shërbimet e 19 vjeçarit. /ORAinfo/

Komento: