Transferimi i Romagnolit në Barcelonë, vjen reagimi i shpejt nga Milan

12:40 | 30 Prill 2020

Alessio Romagnoli është duke u kërkuar me ngulm nga Barcelona. Gjiganti spanjoll po e dëshiron 25 vjeçarin në Camp Nou qysh në afatin e transferimeve të verës.

Ky interesim i madh ka bërë që Milan të përgatisë rinovimin e kontratës.

Duke qenë një qendërmbrojtës i shkëlqyeshëm, Milna nuk dëshiron të largojë nga ekipi kapitenin.

Corriere Dello Sport raporton se Milan dëshiron ta mbajë mbrojtësin romagnolin, pasi ai do të jetë një njeri kryesor për projektin e ri, përcjell ORAinfo.

Ideja është që të zgjasë marrëveshja aktuale për tre vjet, duke sjellë afatin deri në qershor 2025.

Bisedimet nuk kanë filluar siç duhet, pasi Milano gjithashtu duhet të zgjidhë rinovimet e Zlatan Ibrahimovic dhe Gigio Donnarumma me Mino Raiola.

Kontrata e Romagnoli do të skadojë në vitin 2022, duke iu dhënë atyre edhe pak kohë.

Sidoqoftë, është e qartë që të gjitha ofertat për Romagnolin do të refuzohen. /ORAinfo/

Komento: