Tre persona theren me thikë në Prishtinë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Tre persona theren me thikë në Prishtinë

19:40 | 05 Korrik 2022

Tre persona kanë përfunduar të therur me thikë në dy raste të ndara në Prishtinë.

Mirëpo, që të dy rastet e kanë një të përbashkët, që të dyja kanë ndodhur në Lagjen e Spitalit në kryeqytet.

Në një rast, të ndodhur në orën 14:00, një person ka përfunduar i therur me thikë, teksa në rastin tjetër janë therur dy persona.

Rasti i dytë ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën “Muharrem Fejza”.

Njoftimi i plotë nga Policia:

RASTI -I-

Rreth orës 14:00 është raportuar për një therje me thikë të ndodhur në një lokal në lagjen e spitalit në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga të dhënat e para dyshohet për një person të lënduar nga mjeti i mprehtë ( thikë) i cili është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor.

Aktualisht policia ka ngritur dyshimet për dy të dyshuar të implikuar në rast, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes ndërkohë që është iniciuar një hetim me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit.

RASTI -II-

Rreth orës 18:00 është raportuar për një therje me thikë të ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen Mati në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga të dhënat e para dyshohet për dy persona të lënduar nga mjeti i mprehtë ( thikë) të cilëve u është ofruar trajtimi mjekësor.

Një i dyshuar që dyshohet të jetë i implikuar në rast, është shoqëruar për në stacionin policor.

Ndërkohë që policia kq iniciuar një hetim me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit.

Komento: