Tre të lënduarit nga përleshja e mbrëmshme në “Rrugën B” po trajtohen në QKUK

08:33 | 25 Prill 2024
tre-te-lenduarit-nga-perleshja-e-mbremshme-ne-“rrugen-b”-po-trajtohen-ne-qkuk

Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pas një përleshjeje mes disa personave.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur rreth orës 23:00, ku dy prej të lënduarve janë therur me thikë, e një tjetër nga mjetet e përdorura në përleshje.

Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK, e për rastin janë arrestuar tre të tjerë.

Komento: