Tre trajnerë janë në listën e Napolit për ta zëvendësuar Gattuson

23:36 | 30 Prill 2021

Napoli po konsideron zëvendësimet e mundshme për Gennaro Gattuson dhe ka hartuar një listë me tre kandidatë, sipas Sky Sport Italia.

Si duket Napoli po mendon për një trajner të ri, shkruan IndeksOnline

Duket e vështirë për Gattuso të qëndrojë në Stadio Diego Maradona, edhe nëse do të siguronte një vend në Ligën e Kampionëve për Azzurrin.

Raporti pretendon se Presidenti Aurelio De Laurentiis tashmë ka hartuar një listë prej tre emrave që do të jenë kandidat kryesor për të zëvendësuar trajnerin aktual.

Christophe Galtier, Vincenzo Italiano dhe Spalletti.

Komento: