Tre vjet nga rastet e para me Covid-19 në Kosovë, Vitia: Shumëçka ndodhi në jetët e gjithsecilit

22:48 | 13 Mars 2023

13 marsi i këtij viti shënon përvjetorin e tretë kur në Kosovë, për herë të parë, u detektuan dy raste të të infektuarve me virusin Covid-19.

Si për ta përkujtuar këtë ditë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se që nga ajo ditë, tre vjet më parë e deri sot, shumëçka ka ndryshuar në jetën e gjithësecilit.

“Në sytë dhe mendjet e të gjithëve janë fytyrat dhe emrat e mjekut apo mjekes që u gjend para secilit pacient, në ato çaste të ankthit, pasigurisë dhe vështirësive shëndetësore. Si kurrë më parë të gjithë ju ishim falenderues për çka bënë për qytetarët. U jemi falenderues përjetë personelit shëndetësorë”, shkroi Vitia në Facebook.

Tutje, ministri Vitia ka kujtuar personelin shëndetësor që humbën jetën gjatë trajtimit të qytetarëve të infektuar me Covid.

“Me respekt e dhimbje të thellë kujtojmë sot të gjithë mjekët, infermierët, stafin ndihmës shëndetësor që nuk janë në mesin tonë si pasojë e virusit Covid-19. Sakrifica e tyre deri në vetëmohim duhet të jetë detyra jonë për t’u angazhuar pa u ndalur për sistemin shëndetësor të vendit tonë”, tha Vitia.

Kujtojmë se pandemia Covid-19, në Kosovë për herë të parë shpërtheu më 13 mars të vitit 2019.

Komento: