Trepça në gjendje të keqe, bie edhe prodhimi

22:14 | 22 June 2019

Miniera e Trepçës, cilësohet si njëra nga pasuritë me të mëdha të Kosovës.

Kryesuesi i Bordit Mbikëqyrës të “Trepça, Sh. A.”, Ardian Syla, ka thënë se gjendja në “Trepçë”, s’është e mirë dhe sa i përket procesit të prodhimit ka regres, në saje të makinerisë së vjetruar dhe mungesë së investimeve në teknologjinë prodhuese.

Sipas tij, pavarësisht ndihmës që kanë marre nga ministria e Zhvillimit Ekonomik, rrogat e minatorëve s’janë të siguruara.

“Trepça në vazhdimësi është subvencionuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, dhe fatkeqësisht ky trend ka vazhduar edhe pse kemi pasi një pjesë subvencioneve nga Qeveria. Ndërmarrja “Trepça”, është ndërmarrje prodhuese dhe ne varemi ekskluzivisht nga prodhimi, ndërsa pagat nuk e i kemi te siguruara”, ka thënë Syla në Televizionin “Rrokum”.

Duke folur për interesimin e investitorëve të huaj Syla ka thënë se ka mjaftë të interesuar për këtë sektorë, madje ka përmend edhe miliarderin arab, Muhamed Al Barëani, që u takua gjatë javës me ministrin e Zhvillimit Ekonomik.

“Ne vazhdimësi ka pasur interesime nga investitorë të huaj. Ne pamë në medie një investitorë potencial që të Mërkurën është takuar me ministrin e zhvillimit ekonomik, z.Lluka, por ne ende s’’jemi takuar”, u shpreh Syla.

Ne fund, Syla ka thënë se në mënyrë që të rimëkëmbët “Trepça”, duhet të rekrutohet fuqia e re punëtore, sepse siç thotë ai, “pa fuqi të re punëtore s’mund të pritën rezultate më të mira”, u shpreh ai.

Komento: