Treshja fantastike e Ballkanit transferohen në Turqi

21:47 | 22 Gusht 2020

Treshja sulmuese që emocionoi Superligën e Kosovës sezonin që lamë pas, karrierën do ta vazhdojnë në Turqi.

Blend Baftiu, Jetmir Topalli dhe Arbër Hoxha, nga sezoni i ri do të jenë pjesë e elitës së futbollit në Turqi.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i Kabashit, pa ndërhyrje:

Të 3 musketerët tanë

Pas shume e shume pytjeve nga opinioni i gjërë dhe nga gazetarë të ndryshëm po ju lajmrohem hapur ,

Po është e vërtetë, që të tre super djelmoshat po ikin në Superligën Turke , gjat javës së ardhëshme gjithcka do të dihet 100% .

Me dëshirën time këta të 3 luan i kisha mbajt në Ballkan deri në pension 😆, por duhet ti përkrahim me të gjitha forcat tona që ëndrrat e tyre mos te mbesin veq “ëndërr” , edhe nëse nuk ndonjëher nuk na bjen mirë .

Me pune, vullnet e sinqeritet arrihet gjithcka ,

Faleminderit luana , pa dyshim se do të na bëni krenar të gjithë Kosovën 👏👏

Ballkani shtëpi e talentëve

Komento: