Tri deputetet e Kosovës janë të hershme, dalin së bashku për ecje

12:06 | 06 Qershor 2021

Mirëmëngjes nga tri deputete të hershme dhe sportiste.

Dita e dielë shihet si ditë pushimi, por jo edhe për tri deputetët e grupit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Saranda Bogujevci, Mimoza Kusari-Lila dhe Jeta Statovci e kanë filluar ditën me aktivitete sportive, transmeton Indeksonline.

Tri deputetet e kanë filluar ditën me buzëqeshje dhe në mënyrë të hareshme.

Përkundër aktiviteteve të shumta politike, tri deputetet po gjejnë kohë të merren edhe me aktivitete sportive.

Komento: