Alexis Sanchez do të largohet nga Interi. Sulmuesi kilian nuk do të vazhdojë kontratën me skuadrën italiane dhe do të jetë futbollist i lirë në qershor të vitit të ardhshëm.
Sanchez pritet që karrierën të vazhdojë në ndonjë skuadër tjetër evropiane.
Interesim për 32-vjeçarin kanë shprehur tri skuadra. Marseille, Real Betisi dhe Sevilla po synojnë ta bindin lojtarin.
Sanchez gjatë karrierës ka luajtur edhe për skuadra si Udinese, Barcelona, Arsenali e Manchester Unitedi.