Tri super transferimet e Koeman te Barcelona

16:25 | 19 Gusht 2020

Koeman bën tri super – transferime te Barcelona.

Ronald Koeman është trajner i ri i Barcelonës.

Trajneri holandez është konfirmuar në krye të katalanëve, duke e zëvendësuar Quique Setien.

Puna e Koeman te Barcelona nuk do të jetë e lehtë, me trajnerin që ka për të ndërtuar një skuadër të re, e cila pati një fund ‘tragjik’, duke u mundur 8:2 në Ligën e Kampionëve, nga Bayern Munich.

Emra të mëdhenj pritet të largohen, pa përjashtuar Gerard Pique dhe Luis Suarez.

‘Ok Diario’ raporton për tri transferimet e para të holandezit në ‘Camp Nou’.

Donny van Beek i Ajax, Memphis Depay i Lyon dhe Michael Keane, janë synimet e para të Koeman.

Komento: