Tronditet Milan, përforcimi i Rossonerëve ka nevojë për operim

17:57 | 13 Tetor 2021

Përforcimi i Rossonerëve ka nevojë për operim.

Një lajm shumë i hidhur ka ardhur në kampin e Rossonerëve ku njëri nga përforcimet më të rëndësishme të verës ka nevojë urgjente për tu operuar.

Është fjalë për gardianin e portës, Mike Maignan i cili për shkak të operimit do të humbasë disa ndeshje të rëndësishme.

Magnan qëndroi në stol tek kombëtarja franceze në Ligën e Kombeve, kompeticion në cilën ‘Gjelat’ dolën triumfues.

Francezi pësoi dëmtim në 15 shtator kur i priti penaltinë Mohamed Salah në kuadër të Champions League.

Komento: