Trump: Krerët e Kosovës dhe Serbisë po përqafoheshin në Zyrën Ovale, ishte e bukur ta shihje

15:46 | 27 Shtator 2020

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, për herë të dytë në pak ditë e ka përmendur marrëveshjen ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Trump tha se krerët e Kosovës dhe Serbisë pas arritjes së marrëveshjes ishin përqafuar në “Zyrën Ovale”.

Ai tha se kjo ishte një gjë e bukur ta shihje.

“Kosova dhe Serbia, ata po vriten për shumë vjet, thjeshtë po vriten mes vete. Janë disi si izraelitët dhe palestinezët. Pse po ndodhte një gjë e tillë? Kanë dallime, edhe dallime fetare”.

“Kështu që iu thashë: “Dëgjoni, të bëjmë marrëveshje, marrëveshje ekonomike. Erdhën në zyrën time, Zyren Ovale për të nënshkruar dhe ata po e përqafonin njëri tjetrin. Ishte gje e bukur ta shihje, shpëtuam aq jetë”.

Deklaratën e presidentit të SHBA-ve mund ta dëgjoni nga minuta e 2-të.

Komento: