Tuhina: Kryesisht asnjë shtet nuk ka dalur kundër liberalizimit të vizave për Kosovën

17:46 | 13 Tetor 2022

Sot në agjendën e BE-së ka qenë diskutimi i çështjes së liberalizimit të vizave të Kosovës, mbledhje kjo nga e cila Franca pati edhe disa kërkesa shtesë.

Korrespodentja e televizionit publik në Bruksel, Gjeraqina Tuhina tha se asnjë shtet nuk është shprehur kundër liberalizimit të vizave.

“Takimi kishte filluar në orën 14 e 30 dhe ka përfunduar para një çerek ore. Ajo cfarë ka dalur, sic merret vesh nga burime jozyrtare është se kryesisht asnjë shtet nuk është prononcuar kundër liberalizimit të vizave. Sido që të jetë merret vesh se Franca ka dalur me disa kërkesa e rezerva shtesë. Këto kërkesa shtesë kanë të bëjnë më faktin se Franca do të dëshironte që të lidhë regjimin e vizave me Kosovën me funksionalizimin e ETIAS-it”, tha ajo në RTK.

Komento: