Tuna dhe Patrisi po i shijojnë pushimet me familje në Dubai, por ky detaj ka habitur të gjithë

18:43 | 17 Mars 2022

Këngëtarja shqiptare, Altuna Sejdiu – Tuna dhe ish-burri i saj, Patris Berisha po i kalojnë se bashku pushimet në Dubai.

Ata në këto pushime po shoqërohen edhe nga dy djemtë e tyre, Tiani dhe Zena.

Se po qëndrojnë se bashku në pushime Tuna dhe Partrisi kuptohet nga postimi që ka bërë çifti në rrjetet sociale, përcjell ORAinfo.

Edhe pse nuk kanë postuar ende foto të përbashkët, Tuna dhe Patrisi janë bashkë në këtë udhëtim.

Ata kanë publikuar veçmas foto me fëmijët e tyre nga Dubai, ku shfaqen në disponim të mirë dhe duke e shijuar në maksimum këtë vizitë.

Sidoqoftë pas ndarjes ende mbetet i paqartë se cili është tani raporti mes çiftit të njohur.

Nuk dihet nëse ata i kanë dhënë lidhjes tjetër shansë apo janë në pushime vetëm për ‘hatër’ të djemëve. /ORAinfo/

Komento: