
Këngëtarja e njohur, Altuna Sejdiu-Tuna, më 9 maj është bërë nënë për herë të dytë.
Ajo solli në jetë djalin e dytë i cili quhet Zen.
Ani pse shtatzëninë e mbajti sekrete, Tuna tash pas lindjes ka zbuluar prapaskenat e shatzënisë së saj, përcjell ORAinfo.
Patris Berisha dhe këngëtarja e famshme Altuna Sejdiu-Tuna, muaj me parë i kishin dhënë fund marteses së tyre.
Nuk janë dhënë detaje në lidhje me arsyet që quan në ndarjen e çiftit të shumë përfolur në median rozë.
Derisa ishin të ndarë, Tuna sjelli në jetë djalin e dytë, që e quajti Zen, e të cilin e publikoj edhe ish bashkëshorti i këngëtares, Patrisi.
Patrisi para pak çastesh ka publikuar një video të dy djemve të tyre nga një bazen.
Pamje nga pothuajse vendi i njëjtë të fëmijëve ka publikuar edhe Tuna, çka ngjall dyshimin se Patrisi dhe Tuna tashmë janë bashkuar. /ORAinfo/

