Tuna ka një këshillë për prindërit: Kështu rrisni fëmijët tuaj

15:20 | 17 Tetor 2019

Këngëtarja Altuna Sejdi- Tuna momentalisht është duke punuar në këngën e re, teksa është bërë e ditur se videoklipin e ka realizuar në Afrikë.

Përkundër angazhimeve të shumta në muzikë, Tuna është një nënë mjaft e përkushtuar.

Së fundmi ajo ka dhënë një këshillë për të gjithë prindërit, teksa ka shpërndarë një fotografi të djalit të saj Tianit duke luajtur me një qenë.

“Mësoni ata (fëmijët) të jenë të mirë më kafshët, ata do rriten për të qenë të sjellshëm me njerëz”, ka shkruar Tuna.

Komento: