Tuna lindi djalin e dytë, mori reagimin që nuk e priste nga kolegët dhe miqtë e saj

13:18 | 10 Maj 2021

Tuna nënë për herë të dytë, urohet nga të famshmit.

Këngëtarja e njohur nga Shkupi, Altuna Sejdiu-Tuna është bërë nënë për herë të dytë.

Artistja ka zgjedhur që djalin ta pagëzojë me emrin Zen, transmeton Klan Kosova.

Me këtë rast Tuna mori shumë urime nga kolegët dhe miqtë e saj të famshëm.

Ndër personat që e uruan Tunën ishte edhe Vera, nëna e Rita Orës.

Urimet për Tunën nuk munguan as prej personave nga fusha e politikës. Ishte Vlora Çitaku që uroj këngëtaren me anë të një komenti në postimin e saj në Instagram.

Soni Malaj, Vesa Luma, Edona Llalloshi, Argjentina Ramosaj, Vildane Zeneli, Lori, Xheraldina Vula e Ronela Hajati janë vetëm disa nga emrat që nuk kursyen urimet e tyre për Tunën me rastin e lindjes së djalit të dytë.

Komento: