U aksidentuar dy javë me parë, vdes në QKUK

11:01 | 15 Mars 2022

Vdes në QKUK i aksidentuari para dy javësh në Gjilan

Ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), një person që ishte aksidentuar me veturë në fund të muajit shkurt, në Gjilan.

Sipas njoftimit të Policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Raportohet se me datë 14.03.2022 i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Komento: