U akuzua se privoi nga jeta shokun e tij, gjykata merr vendim për Liridon Uruqin

14:32 | 23 Prill 2019

Liridon Uruqi ishte i akuzuar se privoi nga jeta shokun e tij, Fatlind Arifin.

Gjykata e Gjilanit e ka dënuar Liridonin me 25 vjet heqje lirie.

Atij iu shqiptua dënim prej 23 vjetëve privimin nga jeta të shokut, 2 vite për privim në tentativë dhe një vit për mbajtjen e mjeteve të zjarrit, pa leje.

Sipas aktakuzës Uruqi me 28 korrik në fshatin Bresalc të Gjilanit me veprim të drejtpërdrejtë dhe me dashje ka privuar nga jeta, tani të ndjerin Fatlind Arifi, në atë mënyrë që me mjet zjarri ka gjuajtur në drejtim të tij, të cilin e godet në anën e majtë të kraharorit, me ç’rast nga plagët e marra i njëjti nuk ka mbijetuar dhe ka ndërruar jetë duke e dërguar në spital.

Sipas Prokurorisë i pandehuri me dashje, të njëjtën mjet ia drejton fillimisht të dëmtuarve-dëshmitarëve Kastriot Haziri, dhe Lirim Muji, pastaj edhe të dëmtuarit-dëshmitarit Gëzim Abazi, duke e ngreh këmbëzën e revoles.

Komento: