U asfaltua para tre muajve, qytetari pyet a mos është shtruar me pambuk?

10:45 | 19 Qershor 2019

Asfaltimi i rrugëve në Kosovë po vazhdon të bëhet shkel e shko.

Punimeve në rrugën ‘Ali Asllani’ e njohur si Lagjia e Re, në qytetin e Feriajt, siç duket qytetarët atje nuk po ua shohin hairin. Asfallti i shtruar aty para tre muajve është prishur.

Për prishjen e asfaltit po alarmon njëri nga qytetarët e asaj rrugë. Madje ai pyet se mos rruga është shtruar me pamuk.

“…Vec nëse e kanë shtru me pamuk, se ndryshë o problem edhe drrasat me lshu kaq shpejte e jo asfalt”, thotë një qyyetatr i asaj ane i cili me foto e ka paraqitur gjendjen në atë pjesë.

Ai ka kërkuar përgjegjësi nga komuna e Ferizajt si dhe kompania e cila asfaltin në atë lagje e ka shtruar vetëm para tre muajve.

Komento: