U cilësua si shpëtimtar, Milan po e shet yllin e madh

17:00 | 07 Janar 2020

Katër klube janë të interesuar në idenë e nënshkrimit të sulmuesit të AC Milan, Krzysztof Piatek, me kuqezinjtë që kanë vendosur ta shesin atë.

Sipas Anto Vitiello fakti që Piatek ka shënuar vetëm një gol nga loja e hapur deri më tani këtë sezon – çift me ardhjen e Zlatan Ibrahimoviç do të thotë se polaku po shkon drejt një largimi, përcjell ORAinfo.

Milano janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat këtë muaj për të provuar dhe të rikuperojnë investimin prej 35 milion eurosh që bënë në janar për ta nënshkruar atë nga Xhenova.

Tashmë janë disa ekipe të interesuara, siç janë Bayer Leverkusen në Gjermani, Newcastle dhe Aston Villa në Angli, ndërsa Fiorentina ka kryer sondazhe në Itali.

Piatek fillimisht ka dashur të garojë për vendin e tij ose të luajë përkrah Zlatan, por ai ka filluar të krijojë idenë e një lëvizje në mënyrë që të rifillojë karrierën e tij, veçanërisht në funksion të Kampionatit Evropian të këtij viti./ORAinfo/

Komento: