U dhunua, Zhaklina e përlotur tregon historinë prekëse që i ndodhi

21:05 | 16 Prill 2023

U dhunua, Zhaklina Lekatari e përlotur tregon historinë prekëse që i ndodhi.

Zhaklina Lekatari ka folur për kritikat dhe dhunimin sistematik që ajo ka ndjerë, jo vetëm nga komentet online, por edhe nga ish-partneri i saj gjatë një lidhje një vjeçare.

“Ka qenë një marrëdhënie personale në të cilën unë jam ndjerë e dhunuar dhe kam qenë e dhunuar. Dhe duke marrë parasysh që kjo ngjarje apo kjo histori personale ka qenë shumë e shkurtër, ka zgjatur shumë pak, as një vit por ishte shumë intensive. Unë në atë moshë mendoja që unë isha një grua e fortë, isha feministe, i kisha kuptuar disa gjëra nga jeta, u gjeta totalisht e papërgatitur në atë dhunë. Dhe kuptova që unë nuk isha e fortë sa duhet”- tha Lekatari për emisionin “S’e luan Topi”.

Zhaklina tutje deklaroj se: Unë jam dhunuar sistematikisht. Jam dhunuar kur nuk jam respektuar në radhë, jam dhunuar kur nuk është respektuar opinion im, jam dhunuar kur nuk është respektuar prezenca ime në punë, jam dhunuar kur fjala ime nuk ka peshë sepse është fjala e një gruaje. Jam dhunuar në këtë vend. Vazhdoj e dhunohem. Nuk mund të them se nuk jam dhunuar sepse dal në televizor. Jo, nuk është e vërtetë. Komentet që unë marrë janë e gjitha dhunë verbale.

Unë nuk mund të them se unë këtë e nisa sepse pata një eksperiencë dhune kur unë isha 20-vjeç. Jo, unë përditë e përjetojë këtë gjë. Dhe nuk kam për të ndalur përballë saj.

Komento: