U eliminua nga BBVA, ja çfarë zbuloj Keisi pas daljes

20:24 | 16 Prill 2023

U eliminua në prime-in e mbrëmshëm nga Big Brother VIP Albania, ja çfarë zbuloj Keisi pas daljes.

Sot, ajo ka bërë reagimin e parë në Instagram teksa ka postar disa fotografi nga nata e fundit mbrëmë.

Ajo ka falënderuar mbështetësit e saj teksa edhe ka ironizuar se si është komentuar loja e saj brenda duke shkruar: Qenka bërë telenovelë hyrja ime.

Postimi i plotë:

“Zoti i bekoftë të gjithë ata që më mbështetën & vazhdojnë të më mbështesin dhe ata që më kanë gjykuar dhe ofenduar. Dëgjoj që nuk dhashë asgjë aty brenda por të paktën mesa shoh qenka bërë telenovelë hyrja ime në bbv2 që tregon që kam dhënë diçka pa dashur. Mbi të gjitha jam pranë familjes time tani dhe njerëzve të mi të dashur, shumë dashuri për të gjithë”.

Komento: