U kry, Barcelona arrin marrëveshje me talentin nga Premierliga – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

U kry, Barcelona arrin marrëveshje me talentin nga Premierliga

15:48 | 13 Janar 2021

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Eric Garcia, do ta vazhdojë karrierën në La Liga, te skuadra e Barcelonës.

“Mundo Deportivo” ka njoftuar të mërkurën se City ka arritur marrëveshje me Barcelonën, ekip me kushtet e të cilit është pajtuar edhe Garcia.

20-vjeçari, ka pranuar të firmos kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026 dhe gjithçka do të bëhet zyrtare brenda një periudhe të shkurtër.

Për kartonin e Garcias, skuadra spanjolle do ti paguajë Cityt dhjetë milionë euro dëmshpërblim. Garcia, i cili aktualisht është i lënduar, këtë edicion ka regjistruar shtatë paraqitje për Cityn në të gjitha garat.

Garcia është zhvilluar si futbollist në akademinë e Barcelonës përpara se ti bashkohet të rinjve të Cityt në Vereen e vitit 2017.

Komento: