U kry, Coutinho bëhet me klub të ri

10:17 | 30 Prill 2021

Philippe Coutinho do të bashkohet me Everton këtë verë në një marrëveshje afro 50 milionë euro, sipas The Sun.

Tabloidi britanik, The Sun, raporton se Coutinho do të jetë lojtari më i ri i Evertonit sezonin e ardhshëm.

Menaxheri, Carlo Ancelotti, dëshiron që ish-ylli i Liverpoolit të formojë një ekip ëndrrash me kolumbianin James Rodriguez.

Braziliani, 28 vjeç, ka pasur një kohë të mjerueshme që kur u largua nga Anfield për në Spanjë për 145 milion.

Barca u përpoq ta shiste atë 18 muaj më vonë, por ai përfundoi i huazuar në Bayern Munchen.

Sezoni i Coutinhos përfundoi shumë herët, pasi ishte operuar në fillim të këtij muaji dhe nuk do të luajë më këtë sezon.

Everton dëshiron të jetë i sigurt se është rikuperuar plotësisht para se të angazhohej, por një marrëveshje mendohet të jetë rënë dakord në letër, sipas The Sun.

Komento: