U kry, Cutrone pranon të kthehet në Serie a, por jo të Milan

08:39 | 27 Dhjetor 2019

Ish-sulmuesi i Milanit, Patrik Cutrone nuk ka arritur që të gjej vetën në Premeriligë të Wolverhampton.

Ai pritet të rikthehet në janar në Serie A, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, pasi pala angleze beson në të ardhmën e sulmuesit italian, largimi i tij drejt Italisë pritet të bëhet në formë huazimi.

Fiorentina pritet të jetë destinacioni i radhës i ish-sulmuesit të Milan.

Sipas mediave në Itali, Cutrone ka dhënë dritën jeshile për t’u bashkuar me La Viola. /ORAinfo/

Komento: