U kry, Diaz largohet nga Real Madrid

14:29 | 21 Nëntor 2019

Agjenti i Mariano Diaz, Aranda Cabrian ka pranuar se klienti i tij do të largohet gjatë afatit të janarit.

Sulmuesi nuk ka luajtur këtë sezon derisa ka humbur edhe numrin e shtatë në fanellë, të cilin e posedon Eden Hazard.

Cabrian ka thënë se sulmuesi do të largohet në afatin dimëror.

“Mariano do të jetë huazim për dy sezone, por nuk e dimë se në cilin klub. Roma nuk është mundësi”, deklaroi ai.

“Los Blancos” janë në vendin e dytë në tabelë me 25 pikë po aq sa ka edhe Barcelona në vendin e parë.

Komento: