U kry, Draxler nënshkruan kontratë me gjigantin evropian

18:53 | 17 Maj 2021

PSG ka konfirmuar se sulmuesi Julian Draxler ka rinovuar kontratën.

Futbollisti ishte pranë largimit kur në krye ishte Thomas Tuchel, por ka arritur të gjejë vend në formacionin e Mauricio Pochettinos.

Paraqitjet e mira në disa ndeshje, ka bërë që të fitojë mundësinë e rinovimit, shkruan lajmi.

Draxler ka rinovuar edhe për tri vitet e ardhshme, pra do jetë në “Parkun e Princave” se paku deri në vitin 2024.

Ndërkohë, PSG-ja është duke provuar edhe rinovimin me Kylian Mbappe.

Komento: