U kry, këtë fanellë do ta vesh Bale sezonin e ri

13:13 | 06 Korrik 2021

Gareth Bale nuk e ka në plan që të largohet nga Real Madridi në këtë verë.

Anësori uellsian po rikthehet te Los Blancos pas një huazimi që e kishte te Tottenham Hotspuri.

Bale thuhet se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Carlo Ancelottin, duke kërkuar konfirmimin nga italiani rreth të ardhmes së tij.

Ish-strategu i Evertonit i ka bërë të ditur lojtarit se është në planet e tij dhe llogaritë shumë në të.

Kështu, Bale do t qëndrojë deri në fund të edicionit 2021/2022 te Real Madridi.

Kontrata e tij skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe ai do të largohet si i lirë, pasi Florentino Perez nuk e dëshiron më në klub.

Uellsiani është aktualisht lojtari më i paguar në klub dhe paga e tij ka bërë që Real Madridi të kërkojë në vazhdimësi shitjen e tij, por Ancelotti i ka ofruar edhe një shans.

Komento: