U kry! Kjo është skuadra e re e Cutrones

17:20 | 09 Janar 2020

Patrik Cutrone ka zgjedhur ekipin e ri.

Fiorentina më në fund ka arritur marrëveshje me ëolves për të rikthyer në Itali sulmuesin.

Sky Sport Italia raporton se Fiorentina do të huazojë Cutronen deri në fund të sezonit, me detyrimin për ta blerë.

Cutrone verën e kaluar është transferuar nga Milan te ëolves për 18 milionë euro.

Sulmuesi italian nuk e ka pasur të lehtë adaptimin në Premierligë, duke shënuar vetëm tri herë në 24 ndeshje për Wolves.

22 vjeçari, që ka edhe një paraqitje për Italinë, ka shënuar 27 herë në 90 ndeshje te Milan.

Komento: