U KRY! Ky lojtar po zbarkon në Real Madrid

17:33 | 26 Dhjetor 2021

Lojtarët e Real Madridit presin që Antonio Rudiger të arrijë në fund të sezonit nga Chelsea si transferim i lirë, raporton The Telegraph.

Reprezentuesi gjerman nuk ka dhënë asnjë indikacion se dëshiron të qëndrojë me Blutë përtej përfundimit të marrëveshjes së tij aktuale, e cila skadon verën e ardhshme,përcjell ORAinfo.

Pasi fitoi finalen e Ligës së Kampionëve me skuadrën e Thomas Tuchel sezonin e kaluar, mbrojtësi tani duket i vendosur të bëjë lëvizjen në La Liga./ORAinfo/

Komento: