U kry, Milan gjen zëvendësuesin e Ibrahimoviçit

15:38 | 19 Mars 2020

Milani duket se e ka gjetur në Turqi zëvendësuesin e Zlatain Ibrahimoviçit.

Kjo pasi e ardhmja e Zlatan Ibrahimoviç në Milan është e pasigurt, pasi kontrata e tij përfundon në qershor dhe Milan janë të interesuar që të gjejnë një zëvendësues të tij, me të ri, përcjell ORAinfo.

Sipas gazetës turke Aksam, Milani e ka identifikuar sulmuesin e Trabzonspor, Alexander Sorloth si një mundësi të mundshme për të forcuar departamentin e sulmit, me norvegjezin aktualisht në huazim nga Crystal Palace.

Raporti konfirmon se Trabzonspor ka mundësinë të bëjë lëvizjen e përhershme të 24-vjeçarit për 6 milionë euro, një opsion që ata duket se do të ushtrojë para se ta shesë atë tek ofertuesi më i lartë. /ORAinfo/

Komento: