U kry! Milan merr vendimin e madh për Piatek

22:35 | 30 Dhjetor 2019

Gjiganti i Serie A, Milan ka vendosur ta lejojë sulmuesin Krzysztof Piatek të bashkohet me një klub gjerman në afatin kalimtar të janarit, sipas Corriere della Sera.

Polaku po përflitet për një largim nga klubi pas ardhjes së sulmuesit veteran Zlatan Ibrahimovic, përcjell ORAinfo.

Sipas raporteve të fundit, përkundër interesimit të Fiorentinës dhe Genovas, Milani ka vendosur për ta lënë 24-vjeçarin të bashkohet me një klub gjerman në vend që të bashkohet me një rival vendas në dritaren e transferimit të mesit të sezonit./ORAinfo/

Komento: