
Raporte të shumta në Itali pohojnë se Zlatan Ibrahimoviç ka arritur një marrëveshje me Milanin rreth një rikthimi në San Siro, i gatshëm për të nënshkruar një marrëveshje gjashtë muajsh me vlerë 3.5 milion €.
La Gazetta dello Sport shkruan se Ibrahimoviç do të arrijë pas Vitit të Ri dhe brenda 15 ditëve të ardhshme ai do të jetë i gatshëm të luajë për kuqezinjtë,përcjell ORAinfo.

Gazeta ka pohuar se 38-vjeçari do të nënshkruajë një marrëveshje gjashtëmujore në vlerë prej 3.5 milion € plus shpërblime dhe ka shumë të ngjarë të mbetet në klub edhe për një vit./ORAinfo/