U kry! Ylli shqiptar arrin marrëveshje me Barcelonën

18:22 | 07 Janar 2020

Rey Manaj nënshkruan marrëveshje me Barcelonën.

Ylli i kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj, kërkohet me ngulm nga skuadra e Barcelonës.

‘Sport’ bën të ditur se katalanët presin që nënshkrimin e shqiptarit ta marrin gjatë kësaj jave, transmeton lajmi.

Lojtari sulmues do të aktivizohet me skuadrën B të Barcelonës.

Raportimet bëjnë të ditur se marrëveshja për transferimin e lojtarit është mbërritur disa ditë më parë, por pritet vetëm zyrtarizimi.

Manaj aktualisht luan me skuadrën e Albacete, ku ka pasur një aventurë mjaft të mirë.

Komento: