U lëndua në fund të ndeshjes, kjo është gjendja e Mbappes

19:47 | 24 Prill 2021

U lëndua në fund të ndeshjes, Pochettino tregon gjendjen e Mbappes.

Trajneri i Paris Saint Germain, Maurizio Pochettino, ka folur për lëndimin e Kilyan Mbappes.

Mbappe shënoi dy gola në fitoren e Parisit kundër Metz, gola të cilët ishin jetikë për të marrë pikët e plota dhe për ta rikthyer skuadrën në vendin e parë në Ligue 1, shkruan lajmi.net.

Por, Mbappe u detyrua të lëshojë fushën në minutën e 87 pas një lëndimi të pësuar.

Lëndimi dukej serioz, ku më pas mediat nisën spekulimet se ai mund të mungojë në ndeshjen ndaj Manchester Cityt në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, Pochettino tha se nuk ishte serioz lëndimi.

“Ai morri një goditje, një shtrëngim në muskuj”, tha ai.

“Ne mendojmë që nuk është ndonjë gjë e madhe, por do të duhet të presim dhe të shohim”, tha Pochettino

Komento: