U martuan për herë të dytë, çifti i njohur turk në prag të divorcit

17:44 | 17 Janar 2022

Aktorja e njohur turke, Burcu Kiratli në muajin shkurt të vitit të kaluar është rimartuar me këngëtarin me origjinë shqiptare Sinan Akçil.

Ata janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes nga mediat turke, lidhur me lajmet se martesa e tyre për herë të dytë është në prag të divorcit.

Lajmet për problemet martesore i konfirmoi vet aktorja.

“Po, ka një situatë divorci tani, por ne jemi në pritje. Problemi ynë është tërësisht me veten tonë”, tha ndër tjera aktorja turke.

Sinan Akçıl dhe Burcu Kıratlı për herë të parë u martuan në Amsterdam në dhjetor 2018, por çifti u divorcua 9 muaj më vonë.

Komento: