U nda me Donaldin, Beatrix kërkon takim më këtë banor të BBV

20:29 | 26 Shkurt 2022

Beatrix Ramoasaj, vazhdon të jetë shumë e përfolur.

Pas daljes nga shtëpia e famshme edhe rrugëtimi jashtë BBV ka qenë i mbushur me plot përjetime për këngëtaren shqiptare.

Jo shumë ditë larg finales lidhja e saj me Donaldin mori fund, madje e gjitha u konfirmua me një “unfollow” nga të dyja palët.

Mirëpo, në anën tjetër Trixa ka shprehë dëshirën ta takojë Kledin e të sqarohet me të, gjë të cilën e tha vetë ish banori i BBV.

Kledi Hysa, ish-konkurrent i BBV së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin e moderatores Ester Bylyku ‘Glamour Zone’, ku për herë të parë ka sqaruar marrëdhënien e tij aktuale me Beatrix Ramosaj.

Gjatë pjesëmarrjes në show-n televiziv ata kanë patur një mosmarrëveshje për shkak të një takimi.

Por si është marrëdhënia e tyre sot?

“Unë pata një mbrëmje. Beatrix ishte më serioze e mori pak më seriozisht takimin dhe ndodhën ato gjëra. Dhe unë shpresoj së shpejti të takohemi. Ne nuk jemi takuar akoma, unë kam dëshirë dhe Beatrix ka shprehur dëshirën që të takohemi dhe të bisedojmë, sepse kemi disa pika për të sqaruar”, u shpreh Kledi.

Komento: