U ndan pas 13 vitesh, më në fund zbulohet arsyeja e vërtetë e ndarjes së Norës e Robertit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

U ndan pas 13 vitesh, më në fund zbulohet arsyeja e vërtetë e ndarjes së Norës e Robertit

20:43 | 02 Shtator 2019

Nora e Roberti i kanë dhënë fund lidhjes pas 13 vitesh.

Nuk do ta kishim besuar nëse do e kishim lexuar diku, apo ta dëgjonim në thashethemnajën e zakonshme që qarkullon rreth VIP-ave, por ja që dy ditë ishte vetë Robert Berisha që lajmëroi divorcin me këngëtaren e njohur Nora Istrefi.

Përmes një postimi në Instagram, krahas një fotoje të të treve, Roberti ka treguar se nuk ishin më të dashuruar, por miq të mirë dhe prindërit e Renée-së së vogël, si dhe falenderoi publikisht ish-gruan e tij për 13 vitet e kaluara së bashku.

Kaq mjaftoi që shtypi rozë t’i futej punës për të zbuluar se ç’e shtyu çiftin të ndërmerrte këtë hap. Menjëherë në rrjete sociale nisën të qarkullonin edhe aludimet e para.

Mësohet se Nora dhe Roberti kishin prej muajsh probleme të vazhdueshme, si rrjedhojë Roberti është larguar nga shtëpia dhe është vendosur në një apartament me qira. Megjithëse Roberti e bëri publik lajmin e ndarjes dy ditë më parë, Nora ende nuk ka bërë asnjë reagim në rrjetet e saj sociale.

Komento: