U prangos me pasaport falco, gjykata e Paraguajt dënon Ronaldinhon

13:32 | 06 Mars 2020

Merret vendimi për Ronaldinhon pasi u arrestua me pasaportë fallco.

Legjenda braziliane, Ronaldinho është dënuar pasi u zu me pasaportë fallco në Paraguaj, ka thënë zyrtari i çështjes.

39-vjeçari dhe vëllai i tij të dy u intervistuan nga policia të enjten, pasi paraqitën dokumente ilegale në aeroport.

Prokurori, Federico Delfino tha se vëllezërit ishin në dijeni se kishin kryer një krim, por e kishin bërë këtë pa dijeni.

Dyshja është pajtuar që të dënohet me një metodë alternative.

“Ne jemi duke kërkuar një rrugë tjetër për të dalë nga kjo, që nuk rezulton me akuzë formale,” ka thënë Delfino për reporterët.

Dënimi alternativ mund të jetë me para.

Komento: