U rënditën të katërtit në zgjedhje, Lekaj thotë se AAK priti rezultat më të mirë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

U rënditën të katërtit në zgjedhje, Lekaj thotë se AAK priti rezultat më të mirë

19:04 | 07 Nëntor 2019

Janë publikuar reultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka komentuar rezultatet e AAK-së në zgjedhjet e 6 tetorit.

Lekaj tha se bazuar në punën e Ramush Haradinajt si kryeministër kanë pritur të marrin më shumë vota.

“Sa i përket procesit zgjedhur ne kemi pritur më shumë. Nuk e kemi marrë atë që e kemi pritur, duke u bazuar në punën e kryeministrit Haradinaj kemi pritur më shumë. Ne 15 deputetët e AAK-së që jemi zgjedhur do të jemi zë i qytetarëve.”, tha Lekaj.

Ai shtoi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë opozitë e fuqishme e Qeverisë Kurti.

“Marrëveshja e VV-së me LDK-në po shkon me vështirësi. Atë se çka kam dëgjuar lidhur me planprogramet është vëshitrë e realizueshme sepse Albin Kurti nuk ka përvojë institucionale. Nëse arrihet marrëveshja ne i përgëzojmë, por do të jemi opozitë e fuqishme. Ne nuk do të ndjekim rrugën e PDK-së por do të bashkëpunojmë “, theksoi Lekaj.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!