U tha se po transferohet në Barcelonë, Milan merr vendim për Romagnolin

11:15 | 08 Qershor 2020

Drejtori i Përgjithshëm i Milanit, Ivan Gazidis dëshiron të takohet me agjentin Mino Raiola për të arritur një marrëveshje në lidhje me rinovimin e kontratës me Alessio Romagnoli.

Tuttosport raporton sot se Milani po kërkon partnerin afatgjatë të Romagnoli në tregun e transferimeve, por ata gjithashtu duhet të zgjidhin edhe të ardhmen embrojtësit italian, përcjell ORAinfo.

Romagnoli konsiderohet i pashitshmë nga klubi dhe Ivan Gazidis synon të takojë Mino Raiola në fund të sezonit (ka shumë të ngjarë në fillim të gushtit) për të diskutuar për rinovimin e kapitenit të klubit, kontrata e të cilit skadon në qershor 2022.

Gazidis shpreson të mos hasë shumë probleme, dhe mbi të gjitha për të gjetur një marrëveshje për pagën e tij.

Interesim për Roomagnolin kohëve të fundit ka shfaqur Barcelona, por Milan e ka bërë të qartë se nuk është i interesuar për shitjen e tij. /ORAinfo/

Komento: