U tha se u ndanë, reagon për herë të parë Vivien

09:13 | 05 Prill 2023

Ndër çiftet më të përfolura të Big Brother VIP Kosova, janë Getinjo dhe Vivien Thano.

Edhe pas largimit nga shtëpia e BBVK, ata kanë vazhduar lidhjen.

Mirëpo, së fundmi u raportua për një krizë në marrëdhënien e tyre.

Ndërsa, ishte Vivien ajo që bëri të ditur se kjo nuk është e vërtetë përmes një postimi në Instagram.

Ajo, ka publikuar një foto duke biseduar me reperin, ndërsa sipër saj ka shkruar “Tuni im ka nevojë për pak qetësi. Pls na respektoni!”.

Kujtojmë që ata e filluan lidhjen brenda shtëpisë, ishte Getinjo ai që u largua i pari.

Komento: