U transferua në verë, ylli i madh po largohet nga PSG

16:23 | 25 Dhjetor 2019

Ander Herrera, po mendon një largim nga PSG.

Ander Herrera u bashkua me PSG-në në merkaton e verës, teksa mbylli aventurën e tij 5-vjeçare me Manchester United.

Megjithatë hapësirat për futbollistin te klubi francez kanë qenë shumë të pakta dhe mesfushori ka filluar të mendojë largimin.

30-vjeçari ka luajtur vetëm 440 minuta për PSG-në, dhe tashmë po kërkon një ekip ku mund të gjejë më shumë minuta.

Një nga klubet e interesuara për lojtarin është Atletik Bilbao, të cilët e pëlqejnë shumë atë.

Për Herrerën do të ishte një rikthim te Bilbao, pasi ka luajtur më parë nga viti 2011 deri në vitin 2014.

Komento: