U zyrtarizua në minutat e fundit, zbulohen detaje të reja nga transferimi i Icardit në PSG – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

U zyrtarizua në minutat e fundit, zbulohen detaje të reja nga transferimi i Icardit në PSG

22:53 | 03 Shtator 2019

Paris Saint Germain ka arritur që në minutat e fundit të transferimeve ta zyrtarizojë blerjën e Mauro Icardit.

Tani janë zbuluar edhe detajet e reja të transferimit të sulmuesit argjentinas.

Sipas raportimeve të la Gazzetta dello Sport, Mauro Icardi ka lidhur kontratë me Paris Saint Germain deri në vitin 2024 për rreth 8 milionë euro plus shpërblime në sezon, përcjell ORAinfo.

Nëse pala pariziane vendosë të blejë lojtarin për 70 milionë pas shqiptimit të kredisë një sezonale, këto janë shifrat dhe kohëzgjatja e bashkangjitur në marrëveshje.

Ish-sulmuesi i Interit është larguar nga Italia për në Francë pasi marrëdhëniet e tij me drejtuesit e Interit u bënë të pakalueshme sezonin e kaluar. /ORAinfo/

Komento: