UEFA ka një lajm të keq për Liverpoolin

17:49 | 18 Mars 2020

UEFA ka konfirmuar se Liverpooli nuk shpallet kampion i Ligës Premier nëse sezoni përjashtohet.

Skuadrat që janë liderë nëpër kampionatet e tyre evropiane, nuk do të shpallen kampion nëse ky sezon përjashtohet shkaku i pandemisë coronavirus.

Virusi tashmë ka përfshirë të gjithën Evropë, derisa evenimentet sportive janë suspenduar deri në muajin prill.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka bërë të ditur se asnjë skuadër nuk mund të shpallet kampion, nëse ky sezon përjashtohet.

“Kam parë shumë lajme të pavërteta se UEFA i këshillon klubet që të luajnë futboll në këtë situatë apo se ata që janë lider në ligat e tyre do të shpallen kampion”, ka thënë ai.

“Sezoni 19-20 duhet të përfundojë me të njëjtat rregulla dhe jo ndryshime të reja, megjithëse situata është e jashtëzakonshme”.

“Unë nuk mund të garantoj që edicioni do të përfundojë, siç kanë thënë të tjerët, përpara 30 qershorit. Është e padrejtë që gara të përfundojë me klasifikimin ashtu siç është tani”.
“Mund të them vetëm se nuk është e vërtetë. Qëllimi ynë është që t’i përfundojmë të gjitha ligat dhe nuk i kemi thënë ato gjëra për asnjë ligë”, ka shtuar më tej Ceferin.

The Reds aktualisht janë 25 pikë larg vendit të dytë në Ligën Premier, Manchester Cityt, derisa i duhen vetëm edhe gjashtë pikë për t’u shpallur kampion.

Komento: